Ylli i skuadrës së Real Madridit është testuar për koronavirus dhe ka mësuar rezultatin e testit.
Vinicius Junior (19 vjeç) ka rezultuar negativ për koronavirusin, siç raportohet nga AS.
Braziliani, i cili të enjten në mëngjes mori një rezultat jo të mirë për shkak të një dështimi të testit, i është nënshtruar një testi të dytë që ka treguar se ai nuk është i infektuar dhe se virusi për pasojë, nuk gjendet në trupin e tij, edhe pse u dyshua.
Edhe Zinedine Zidane në konferencë për media e konfirmoi këtë ngatërresë me Vinicius, duke thënë se nuk ka dal as negativ dhe as pozitiv, ndërsa testimi i dytë pasdite rezultoi që braziliani është i pastër.
Kështu, Vini sipas AS, do të ftohet nga Zidane për ndeshjen e së premtes kundër Alaves, që do të zhvillohet në Alfredo di Stefano.