Ylli i Realit i dëshpëruar pas ndeshjes kundër Ajaxit, këto janë fjalët e tij

23:53 | 05 Mars 2019

Humbja në ndeshjen kundër Ajaxit i ka dëshpëruar shumë lojtarët e Realit.

Dani Carvajal është ndër lojtarët e parë të Real Madridit që ka komentuar eliminimin nga Liga e Kampionëve.

Los Blancos janë mposhtur 1:4 nga Ajax në Bernabeu, duke mos arritur kalimin në çerekfinale të kësaj gare.

Carvajal ka thënë se kjo është nata më e keqe në jetën e tij në aspektin profesional.

“Kjo është mbrëmja më e keqe e jetës time në aspektin profesional. Nuk e kam pasur ndonjëherë këtë ndjesi të keqe”, ka deklaruar mbrojtësi spanjoll.

“Brenda javës kemi humbur në tre kompeticione. Nuk dua të gjej justifikime, kundërshtari ishte më i mirë se ne.”

“Fundi i një cikli? Nuk e shoh kështu pasi kemi shumë lojtarë të rinj në skuadër, por sezoni për ne ka marrë fund. Duhet ta pranojmë faktin që kemi bërë një sezon m*ti.

Komento: