Jovic i kërkon largimin Real Madrid. Rindizet pista Milan si huazim?
Siç është raportuar nga Marca këtë mëngjes, Luka Jovic i ka kërkuar zyrtarisht Real Madrid që të jetë në gjendje të largohet me formulën e huazimit në mënyrë që të luajë me një vazhdimësi më të madhe pas një viti falimentimi të kaluar në Spanjë.
Gazeta nënvizon gjithashtu se, në rast të shitjes ose huazimit të serbit, spanjollët nuk do të blinin sulmues të tjerë sepse largimi i tij nuk do të ndryshonte shumë në skuadrën e Zidane.
Milani ka qenë mes ekipeve pretendente për të marrë sulmuesin në formë huazimi, edhe pse rroga e tij prej 6 mln eurosh përbën jo pak problem. Megjithatë, nëse ai do të ulej në pretendime, nuk i dihet në ditët e fundit të merkatos. Natyrisht, nëse nuk ka gjetur një tjetër ekip deri atëherë.