Ylli i Romës konfirmon largimin nga skuadra

20:56 | 07 Korrik 2019

Stehhan El Shaarawy nuk do të jetë më futbollist i Roës.

Ai është nisur për në Kinë për të kompletuar transferimin te Shanghai Shenhua.

Sulmuesi është parë në aeroportin Fiumicino të Romës, para se të niset për Kinë për aventurën e re në karrierë.

Ai pritet t’i kryejë nesër testet mjekësore dhe do të nënshkruajë kontratë 3-vjeçare ku do të fitojë në total 40 milionë euro.

Kurse Roma raportohet se do të fitojë 18 milionë euro nga shitja e lojtarit italian.

“Gjithmonë do t’i jem falënderues tifozëve të Romës për këto tri vite së bashku”, tha El Shaaraëy për “Il Tempo”.

“Gjithashtu dua t’i falënderoj edhe ata që punojnë te Roma”.

Ai kishte thënë se është ende i ri për të shkuar në Kinë, por ka ndërruar në fund mendjen, pasi do t’i fitojë mbi 13 milionë euro në sezon te Shanghai Shenhua.

Komento: