Ylli i Romës largohet nga kombëtarja e Italisë

15:15 | 24 Mars 2019

Ylli i Romës, Stephan El Shaarawy është tërhequr nga ekipi kombëtar italian për shkak të lëndimit.

Italia është kthyer në stërvitje pas fitores së djeshme 2-0 kundër Finlandës, përcjell ORAinfo.

Ndërsa Roberto Mancini ka humbur tashmë Federico Chiesa dhe Alessandro Florenzi, El Shaarawy gjithashtu është tërhequr.

El Shaarawy ka pësuar një dëmtim të kyçit dhe është kthyer në Romë. Cristiano Piccini po kthehet gjithashtu në Valencia./ORAinfo/

Komento: