Mesfushori i Lazios, Luis Alberto ka thënë se shpreson që Reali ta transferojë atë një ditë.
Spanjolli po fliste me AS rreth të ardhmes së tij dhe ai tha: “Unë shpresoj që një klub si Real Madrid, të më transferojë, por tani po përqendrohem për të arritur Ligën e Kampionëve me Lazion, ia premtova Tares”, ka thënë ylli i Lazios përcjell ORAinfo.
Ai gjithashtu tha se ai beson se Monchi është drejtori më i mirë sportiv në botë. Ai tha: Ata nuk i kanë dhënë kohë të mjaftueshme. Ai është drejtori më i mirë sportiv në botë për mua”, ka përfunduar Alberto./ORAinfo/