Ylli i Serie A, në radarin e Interit, Romës dhe Napolit

22:47 | 01 Prill 2019

Inter, Roma dhe Napoli në garë për talentin e Serie A.

Presidenti i Empolit pretendon se Napoli, Roma dhe Inter janë interesuar për mesfushorin Ismael Bennacer.

Duke folur për Radio CRC të hënën, Fabrizio Corsi ka zbuluar tre klubet që duan shërbimet e Bennacer, por ka sugjeruar se Roma ishte në krye teksa Daniele De Rossi ka kërkuar informacione për ish-lojtarin e Arsenal.

“Ai është një lojtar i mirë. Është akoma i ri, por duket i zhvilluar dhe ka një potencial të madh. Duhet ta lejojmë të punojë në qetësi.

Ne jemi një klub në gjendje të mirë financiare kështu që nuk e kemi detyrim shitjen e tij. Napoli është interesuar, por duhet parë me ta. Ai mund të përfundojë edhe te Roma, pasi De Rossi ka pyetur për të.

Po ashtu edhe Inter, që ka shumë prej ish-pjesëtarëve të stafit tim.”

Komento: