Ylli i skuadrës e refuzon kontratën e Chelseas

09:38 | 17 Janar 2019

Duket se Chelsea nuk do ta ketë më në skuadër Callum Hudson-Odoi.

Anësori i Chelseas, Callum Hudson-Odoi ka hedhur poshtë një zgjatje të kontratës në Stamford Bridge, sipas Sky Germany.

Bayern Munich kanë ndjekur 18-vjeçarin gjatë këtij afati të janarit dhe tashmë kanë parë tre oferta për nënshkrimin e tij të refuzuar nga Blutë.

Ylli anglez nuk ka plane për të pranuar një marrëveshje të re nga Chelsea dhe kështu ka refuzuar një ofertë të re nga klubi të enjten në mëngjes.

Odoi e dëshiron transferimin e tij te Bayern Munich, ndërsa kontrata aktuale skadon në vitin 2020.

Komento: