Ylli i skuadrës largohet nga Arsenali, bëhet pjesë e Napolit

19:37 | 04 Korrik 2019

Arsenali është përballur edhe me një largim.

Portieri i Arsenalit dhe i Kombëtares së Kolumbisë, David Ospina, ka kompletuar transferimin e përhershëm te Napoli në Serie A.

Arsenal në faqen zyrtare të klubit, ka konfirmuar largimin e Ospinas në drejtim te Napolit.

Opsina, iu bashkua Napolit në huazim në fillim të sezonit të kaluar, pas rritjes së konkurrencës te Arsenal, me transferimin e Bernd Leno.

Pas 24 paraqitjeve të realizuara në sezonin e parë te Napoli, skuadra nga ‘San Paolo’ ka vendosur të transferojë portierin për 3.5 milionë euro.

“Portieri David Opsina i është bashkuar Napolit në një transferim të përhershëm”, thuhet në njoftimin e Arsenalit.

Skuadra nga Londra tutje falënderon portierin për paraqitjet dhe profesionalizimin e treguar sa ishte pjesë e tyre.

Komento: