Ylli i skuadrës po largohet nga Real Madridi?

11:46 | 24 Mars 2019

A do të largohet apo jo Varane nga skuadra e Real Madridit.

Lojtari ka refuzuar ta diskutojë të ardhmen e tij në kryeqytetin spanjoll, me gjithë thashethemet se mund të largohet nga klubi këtë verë.

Raportohet se Varane është duke e mendua largimin nga klubi, pasi është në kërkim të një sfide të re duke qenë se i ka fituar katër tituj në Ligën e Kampionëve dhe dy në La Liga që prej se iu bashkuar Madridit më 2011.

25-vjeçari, megjithatë, nuk ka dashur të flasë për të ardhmen e tij në “Santiago Bernabeu”, edhe pse u pyet nga gazetarët të shtunën.

“Nuk dua të flas për të ardhmen tim”, tha Varane, i cili është duke u përgatitur me Francën për ndeshjet kualifikuese për EURO 2020.

“Nuk jam unë ai që duhet ta diskutoj publikisht të ardhmen time”, shtoi ai

Komento: