Ylli i Tottenhamit ‘alarmon’ Juventusin, i jep lajmin e papritur

18:08 | 20 Maj 2019

Juventusi sot mori një lajm të papritur.

Skuadra është vënë në alarm pas fjalëve të fundit të yllit të Tottenham Hotspur, Moussa Sissoko, lidhur me trajnerin Mauricio Pochettino.

Juventus dhe Massimiliano Alegri kanë bërë të ditur gjatë javës së kaluar se do të ndalin bashkëpunimin e tyre dhe se italiani nuk do të jetë në krye të stolit të ‘Zonjës së Vjetër’ në sezonin e ardhshëm.

Tashmë juventinët janë në kërkim të një trajneri të ri, me shumë emra të cilët po përmenden si mundësi zëvendësimi për Allegrin.

Një nga emrat është edhe ai i Mauricio Pochettino, i cili aktualisht udhëheq skuadrën e Tottenham, me të cilën ka siguruar finalen e Ligës së Kampionëve.

Por, është ylli i Tottenham, Moussa Sissoko i cili ka lënë të kuptohet se argjentinasi mund të largohet nga Spurs, me deklaratën e tij për ‘Canal +’.

“Skaudra mund të ketë plane të tjera për të ardhmen. Kush e di? Ndoshta do të ketë ndonjë trajner tjetër i cili nuk preferon të më shes mua” ka thënë Sissoko, transmeton lajmi.net.

Pochettino ka një klauzolë 30 milionë euroshe në kontratën e tij, e cila është larg skadimit.

Komento: