Ylli kosovar merr “epitetin” e Leo Messit nga klubi turk – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Ylli kosovar merr “epitetin” e Leo Messit nga klubi turk

18:44 | 22 Nëntor 2020

Klubi turk i vë ‘epitetin’ e Leo Messit futbollistit nga Kosova.

Arb Manaj po vazhdon të shkëlqejë nga ndeshja në ndeshje me skuadrën turke, Ankara Keçiorengucu.

Futbollisti nga Klina startoi sot nga minuta e parë në ndeshjen e Ligës së Parë turke ndaj Akhisarsporit.

Ish-sulmuesi i Trepçës’89 arriti të shënojë dy gola të bukur në këtë ndeshje.

Madje, ylli i Kosovës U21 dhuroi edhe dy asistime në këtë ndeshje.

Klubi turk pas ndeshjes në rrjetin social “Facebook” ka publikuar “hartën” e lëvizjeve të Manajt duke e krijuar një “GOAT”, që përkthehet si “më i miri i të gjitha kohërave” në futboll.

Zakonisht, ky epitet përmendet për futbollistë të mëdhenj si Lionel Messi apo Cristiano Ronaldo.

Komento: