Ylli Limani shihet në pushime në shoqërinë e një vajze misterioze

20:06 | 08 Korrik 2024

Ylli Limani, një nga këngëtarët më të njohur të momentit, duket se preferon që ditët e nxehta të verës t’i kalojë në një nga destinacionet më të frekuentuara, në Dhermi ku është parë shpesh duke kaluar pushimet bashkë me miqtë

.

Këtë radhë ai ishte në shoqërinë një bjondeje simpatike, duke ngjallur kuriozitet tek fansat e tij.

Ende nuk dihet se cila është vajza misterioze në krah të Yllit, pasi këngëtari ka qenë gjithmonë i kujdesshëm, duke mos u shprehur për jetën e tij private.

Sa i përket anës profesionale, Ylli Limani po kalon një periudhë të suksesshme me koncerte të shumta, hite verore dhe bashkëpunime të ndryshme.

Komento: