Ylli që eliminoi Milanin nga Liga e Kampionëve, po bëhet pastor

19:44 | 15 March 2019

Tifozët e AC Milan do të kujtojnë Heurelho Gomes si njeri i cili ishte portieri i Tottenham kur Spurs hodhi rossonerët jashtë Ligës së Kampioneve në sezonin 2010-11.

Braziliani ka bërë një deklaratë shumë të çuditshme për atë që po bën tani përcjell ORAinfo.
Gomes i tha Watford Observer:

“Jam gati, kam thirrjen e Perëndisë për t’u bërë pastor, kështu që ndoshta unë do të bëhem kështu.

“Ka pasur ndryshim në mua vitet e fundit, ky besim brenda meje është rritur gjithnjë e më shumë, mund të jetë një mundësi për mua ta kaloj atë tek njerëzit e tjerë që kanë nevojë për të. Dua që të më shërbejë në këtë mënyrë. Në dy vitet e fundit ai ka qenë shumë i afërt me mua, kështu që mund të ndodhë”, ka thënë Gomes./ORAinfo/

Komento: