Marco Borriello, ka ndërprerë zyrtarisht kontratën e tij me klubin spanjolle UD Ibiza.
Borriello iu bashkua Ibizas verën e kaluar, duke lënë SPAL në një transferim të lirë, por bëri vetëm shtatë paraqitje pa shënuar gol përcjell ORAinfo.
“Unë mund t’ju informoj se unë kam ndërprerë, me pëlqimin e ndërsjellë me klubin, kontratën time sportive me Ibiza”, shkroi 36-vjeçari në Instagram.
“Unë përfitoj nga rasti që të falenderoj sinqerisht Presidentin Amadeo Salvo dhe gjithë stafin, si dhe qytetin e Ibizës.
“Prandaj aventura ime e futbollit përfundon në qytet, por projekti im sportiv do të vazhdojë me UD Ibiza.
“Për këtë arsye do të qëndroj pranë Presidentit, prej të cilit do të dëshiroja të mësoja sa më shumë që ishte e mundur me qëllim të përvojës sime tjetër profesionale”, ka thënë Borriello.
Borriello shënoi 96 gola për skuadrën e Milanit, Romës, Juventusit, Genoa, Atalanta, Cagliari dhe SPAL në Serie A./ORAinfo/