Yllin e PSG-së po e ‘rrëmben’ skuadra e njohur angleze

20:35 | 14 June 2020

Skuadra e njohur angleze ia ka vënë syrin yllit të Paris Saint-Germainit.

Everton tashmë ka hapur bisedimet për të nënshkruar me Thiago Silva për një transferim të lirë.

Silva do të largohet nga Paris Saint-Germain pasi të përfundojë Liga e Kampionëve këtë verë, që u konfirmua dje nga drejtori sportiv Leonardo.

Milani mund të bënte lëvizje për ish-mbrojtësin e tyre, por eksperti i transferimit, Nicolo Schira paralajmëron se Everton ka marrë një epërsi të hershme.

Sipas Schiras, prania e Carlo Ancelottiit te Everton mund të ishte vendimtare për të mposhtur konkurrencën e ekipeve tjera.

Megjithë që mbush 36 vjeç në shtator, braziliani ka luajtur 30 herë për PSG këtë sezon, duke fituar titullin e tij të shtatë të Ligue 1.

Komento: