Kombëtarja e Italisë po shkon sigurt drejt fitores së dytë në kualifikimet për Euro 2020.
Skuadra e drejtuar nga Roberto Mancini, ka arritur që ta fitojë 4:0 pjesën e parë të ndeshjes kundër Lihtenshtajnit.
Quagliarella që u kërkuar me ngulm nga Milani me dy gola, Sensi dhe Verrati me nga një, shënuan për Italinë në pjesën e parë.
Mysafirët në fund të pjesës së parë kanë mbetur me një lojtar më pak, kur Kaufmann u ndëshkua me karton të kuq.