Yllin që e kërkoi Milan, po e transferon Roma

17:30 | 11 December 2018

Gjigantët e Serie A, Roma thuhet se janë në bisedime për të nënshkruar me Christian Kouame sulmuesin e Genoa pasi bisedimet fillestare për lojtarin janë mbajtur shumë vonë.

Sulmuesi i Bregut të Fildishtë është bërë një nga të rinjtë më të kërkuar të Serie A këtë sezon, vetëm disa muaj pas bashkimit nga Citadela këtë verë të kaluar.

Në 15 paraqitje për Genoa, Kouame ka shënuar tri herë dhe ka asistuar katër herë përcjell ORAinfo.

Sky Italia deklaron se edhe AC Milan dhe Napoli janë në gjurmët për Kouame, por është Roma ajo që është takuar me agjentin e të riut dhe tashmë kanë filluar bisedimet fillestare për lojtarin.

Thuhet se Monchi takoi agjentin e Kouame për të kuptuar kushtet e një transferimi të mundshëm në të ardhmen, qoftë në janar ose në fund të sezonit./ORAinfo/

Komento: