Yllin që e kërkoi Milan, po transferohet te Inter

13:32 | 06 Dhjetor 2019

Olivier Giroud, është i vendosur të ik nga Chelsea në janar, sa raportohet se ai tashmë ka filluar planifikimin e largimit të tij nga klubi.

Fituesi i Kupës së Botës vazhdon të lidhet me një transferim te Interi, ku ai do të ribashkohej me trajnerin Antonio Conte, ndërsa Milani janë përmendur edhe si mundësi e dytë pasi që edhe rossonerët kishin interesim për të , përcjell ORAinfo.

L’Equipe tani raporton se 33-vjeçari po kërkon për një ekip të ri këtë dimër. Sidoqoftë, gazeta paralajmëron gjithashtu se ai mund të përpiqet të marrë minutat që ai dëshiron nën urdhrat e Conte./ORAinfo/

Komento: