Mesfushori i Aston, Douglas Luiz, ka informuar miqtë e tij se dëshiron t’i bashkohet Arsenalit në afatin kalimtar të janarit, sipas Football Insider.
Topçinjtë ishin të prirur për nënshkrimin e brazilianit në verë dhe madje kishin bërë një ofertë prej 25 milionë funtesh për mesfushorin, por Aston Villa nuk donte ta linte Luiz të largohej nën një tarifë transferimi prej 30 milionë funtesh, përcjell ORAinfo.
Me Luizin tani gati për të bërë lëvizjen në dritaren e ardhshme, Arsenali do ta ndjekë sërish në janar. Kujtojmë se për shërbimet e Luiz ishte I interesuar edhe ekipi I Milanit./ORAinfo/