Manchester City është në prag të përfundimit të një marrëveshjeje për mesfushorin e Sporting Lisbonës, Bruno Fernandes, raporton A Bola.
Agjenti i 24-vjeçarit Jorge Mendes ka ndërmjetësuar diskutime pozitive midis drejtorëve sportivë të të dy klubeve, Txiki Begiristain dhe Hugo Viana, përcjell ORAinfo.
Fernandes ka gëzuar një fushatë të bujshme 2018-19 me Sporting, duke kontribuar 16 gola dhe 12 asistime në 30 ndeshje Primeira Liga. Ai është kërkuar me ngulm edhe nga United dhe Milani./ORAinfo/