U kërkua nga Milani, por Morata zgjodhi Spanjën.
Alvaro Morata nga i kontestuar në idhull i tifozëve bardhekuq.
Sulmuesi spanjoll, i mbërritur tel Atletico Madridit në janar, shënoi dygolësh në fitoren 0-2 në fushën e Real Sociadadit, ndërsa në ndeshjen paraardhëse pat realizuar golin e parë në fitoren me të njëjtat shifra (2-0) ndaj Vellarrealit në “Wanda Metropolitano”.
Sfida në “Anoeta” u mbyll brenda tre minutave (30’ dhe 33’) nga ish-sulmuesi i Chelsea-t, fillimisht në zhvillimet e një goditjeje këndi, pas devijimit të Godin, dhe 3 minuta më vonë sërish me kokë, pas ekzekutimit të një goditjeje standarde nga Koke.
Nga minuta e 62-të “Los Colchoneros” luajtën në inferioritet numerik, pas daljes me karton të kuq (pas dy të verdhave) të Koke, por skuadra e Simeomes, e mësuar me vuajtje, e administroi rezultatin, duke marrë një fitore shumë të rëndësishme në këtë transfertë të vështirë.
Rivendoset tashmë diferenca prej 7 pikësh me Barcelonën kryesuese, ndërsa Reali ndjek i treti me 5 pikë më pak (60/53/48).
Në takimet e tjera Betisi u mposht 1-2 nga Getafe, ndërsa Eibar – Celta Vigo përfundoi 1-0.