Yllin që po e kërkon Milan, po e bën “namin” në futboll

17:58 | 03 Mars 2019

Fabio Quagliarella po e bën namin në Seria A.

Në moshën 36-vjeçare sulmuesi italian garon kokë më kokë me Cristiano Ronaldon për titullin e golashënuesit më të mirë të Serisë A në këtë sezon. Të dy kanë shënuar nga 19 gola, por portugezi ka mundësi të shkëputet, pasi në mbrëmje luhet Napoli-Juventus.

Në sfidën ndaj SPAL-t në transfertë realizoi dy gola për Sampdorian, që mjaftuan për të marrë tri pikë shumë të rëndësishme për zonën europiane, pasi vendasit nuk arritën t’i përmbysnin shifrat, duke shënuar vetëm një gol.

Që në minutën e katërt Qaugliarella shtangu me një gjysmëkthesë portierin Viviano, ndërsa 7 minuta më vonë kërceu bukur më kokë për golin e dytë personal.

SPAL-i, pavarësisht dëshirës për të kthyer rrjedhën e ndeshjes, arriti të shënonte vetëm një gol nga Kurtic në kohën shtesë, finalizim që vlejti vetëm për statistikë.

Sfida mes Genoas dhe Frosinones përfundoi në barazim pa gol, ndërsa Udinese fitoi 2-1 me Bolognan.

Komento: