
Juventus, po konsideron një transferim për sulmuesin e River Plate, Julian Alvarez, zbulon ESPN.
Të dy klubet kanë zhvilluar tashmë bisedime jozyrtare, me bardhezinjtë që sugjerojnë një marrëveshje fillestare prej 15 milionë euro me një shtesë prej 10 milionë eurosh për t’u paguar në shtesa,përcjell ORAinfo.

Megjithatë, River nuk do ta lërë Alvarez të shkojë për më pak se klauzola e tij e lirimit prej 20 milionë euro e cila do të rritet në 25 milionë euro 10 ditë para përfundimit të afatit kalimtar të ardhshëm. Kujtojmë se për shërbimet e sulmuesit ka kohë që është i interesuar edhe ekipi i Milanit. /ORAinfo/