Yllin që po e kërkon Milani, po e rrëmben Real Madrid

18:14 | 08 Janar 2019

Real Madrid , janë në kërkim për të nënshkruar me sulmuesin e Genoa, Krzysztof Piatek këtë muaj, raporton Diario AS përcjell ORAinfo.

Los Blancos thuhet se janë në pozitë favorite për ta rrëmbyer atë, pasi që edhe MIlan së fundmi ka hyrë në garë për shërbimet e tij.

Ekipi i Santiago Solarit ka krizë të sulmuesve, pasi që Gareth Bale dhe Marco Asensio nuk janë të gatshëm ta ndihmojnë ekipin.

Eden Hazard është informuar si një mbërritje e madhe në Madrid gjatë verës, por Real mund të ketë nevojë për përforcime më të menjëhershme./ORAinfo/

Komento: