Yllin qe po e kërkonte Milan, arrin marrëveshje me Manchester Cityn

14:21 | 07 Maj 2019

Milan ka marrë një lajm të keq sot. Lojtari i cili pritej të transferohej në ‘San Siro’ është gati të arrijë marrëveshje me Manchester Cityn.

Gazetari i CalcioMercato Fabrizio Romano, raporton se Man City është gati të arrijë marrëveshje për mesfushorin e Sporting Lisbonës, Bruno Fernandes, përcjell ORAinfo.

Manchester City ka ofruar 55 milionë euro dhe një kontratë deri në vitin 2024 për yllin e Lisbonës.

“Manchester City janë në bisedime të avancuara për të nënshkruar Bruno Fernandes nga Sporting.

Marrëveshja është afër për 55 milion euro, portugezi është gati të pranojë kontratën deri në vitin 2024”, ka shkruar në twitter gazetari Fabrizio Romano.

Kujtojmë që në garë për Bruno Fernandes ishte në radarët e Milanit, por duket se gjiganti italian është dorëzuar para ofertës së majme të Man Cityt. /ORAinfo/

Komento: