Yllin që po shkëlqen te Ajax po e ‘rrëmben’ Interi

22:14 | 18 Prill 2019

Tagliafico po shkëlqen te Ajax.

Jo vetëm De Ligt, De Jong, Van de Beek e kështu me radhë. Te Ajax, këtë sezon është duke shkëlqyer edhe mbrojtësi i Argjentinës, Tagliafico.

Pikërisht agjenti i tij, Ricardo Schlieper, i pyetur për mundësinë për t’u transferuar te Interi, ka dhënë një dritë jeshile: “Interi është një klub i madh që po investon dhe mundohet të prishë hegjemoninë e Juventusit.

Sigurisht, ende nuk është në lartësi, por për argjentinasit ka qenë gjithmonë destinacion. Ajax nuk ka vendosur çmim për lojtarin, sepse nuk dëshiron ta shesë, por nuk i dihet…”.

Komento: