Yllit të Interit i ndërron jetë babai, humbi derbin kundër Milanit

17:00 | 16 March 2019

Një lajm i keq për Interin.

Joao Mario rrezikon derbin mes Milanit dhe Interit.

Sikurse raporton “Corriere dello Sport”, mesfushori ka shkuar në funeralin e babait të tij në Angola dhe kështu që nuk do të jetë i gatshëm që startojë nga minuta e parë në këtë sfidë.

Portugezi me shumë mundësi mund të aktivizohet në pjesën e dytë dhe është një problem shumë i madh për kampin zikaltër, pasi një pjesë e mirë e lojtarëve nuk janë në formën e tyre më të mirë, e disa të tjerë janë të dëmtuar. Në këto kushte, nga minuta e parë mund të aktivizohet Borja Valero.

Komento: