Yllit të Milanit i ndodhi një gjë shumë e keqe

20:35 | 09 June 2020

Yllit të skuadrës së Milanit i ka ndodhur një gjë shumë e keqe.

Sulmuesi i Milanit, Samu Castillejo, ka njoftuar se është gjobitur sot nën kërcënimin e mjetit të ftohtë.

25-vjeçari e bëri të ditur incidentin në një shkrim në llogarinë e vet zyrtare në rrjetin social Instagram.

“A është çdo gjë në rregull në Milano? Mua sapo më pla’çkitën dy persona duke ma vendosur armën në fytyrë”, shkroi Castillejo.

Sipas Minaneës.it, Castillejo është plaçkitur në semafor, ku hajnat iu kishin afruar te makina dhe ia kishin grabitur orën luksoze duke e kërcënuar me armë.

Castillejo iu bashkua Milanit nga Villarreali në verën e vitit 2018 për 21.3 milionë euro.

Deri tani këtë sezon, ai e ka shënuar një gol dhe e ka dhënë një asist në 19 ndeshje.

Ai nuk do të luajë në ndeshjen e kthimit gjysmëfinale në Kupën e Italisë kundër Juventusit këtë të premte.

Komento: