Yllka e prekur thellë nga vdekja e Nexhmijes, vjen me dedikim tejet prekës

21:02 | 07 Shkurt 2020

Yllka Kuqi është këngëtarja nga Gjakova e që në publik u bë e njohur që daljen e parë në skenë.

Ajo ka luajtur vazhdimisht me stilet muzikore dhe në të gjitha ka qenë shumë e suksesshme, shkruan ORAinfo.

Yllka është edhe tejet aktive në rrjete sociale me postime nga më të ndryshmet, të jetës së saj private dhe publike.

Sot përmes një postimi ajo ka shprehur dhimbjen për vdekjen e bilbilit të këngës, Nexhmije Pagarushës.

“E kam dite qe nje dite ke me ik nga kjo bote dhe prape nuk po mundem te mbaj lotet e te merzitem qe s’do te jesh me…takimet e bisedat me ty ishin nje Shkolle e madhe per mua… Nuk besoj qe ndonjehere do te takoj Nje Diva te vertet si Ty…Frymezimi me i madh artistik i imi i perjetshem… tu prehte Shpirti ne Paqe…Nexhi”- ka shkruar Yllka./ORAinfo/

Komento: