
“Kam shpresuar që Kurti do të bëhet më serioz, por s’po bëhet, shpresoj që tash të bëhet”, ka thënë analisti Visar Ymeri.
Ai tutje ka thënë se mazhoranca kur fletë për publikun brenda po harron se ajo është duke folur edhe për publikun jashtë Kosovës.
“Sikur kryeministri Albin Kurti kur po shkruan në Twitter anglisht dhe mendon që na nuk e lexojmë këtu, d.m.th. flet veç me anglishtfolës, sikur kur shkruan veç shqip, dikush i lexon ato”, ka thënë Ymeri.
Ai lidhur me statusin e postuar të Kurtit për Klanin e Novi Sadit ka pyetur se “a është sinjal edhe për bashkësinë ndërkombëtare?, Çfarë po don me thënë me të?”, kryeministri.
“Ministrat, e nganjëherë fatkeqësisht edhe kryeministri po flasin sikur mos me ditë për çfarë po flasim. U folke mas 24 shtatorit thua ti se marrëveshja në Bruksel nuk ekziston. Na hala s’jemi tu e kuptua që kemi pranuar marrëveshje me Serbinë, qajo marrëveshje është obligim ligjor për të dyja palët. Na mujna me u tranu tu thënë se qysh nuk ekziston e se nuk e kemi bë, por ajo është”, ka thënë Ymeri në Debat Plus në RTV Dukagjini.
Ai gjatë debatit me gjithashtu ka thënë se “Në sytë e Brukselit dhe Shteteve të Bashkuara, Kosova dhe Serbia kanë marrëveshje. Kurrkush nuk po thotë duhet me arrit marrëveshje më, po thonë duhet me zbatu, sepse e ke arrit marrëveshjen. Qaj tekst është, nuk ka asgjë të re, as s’kemi me i kërku kurrgjo të re Serbisë, e as s’ka me na kërku kurrgjo të re neve”, ka thënë më tej Ymeri.