Ymeri për Gjykatën Speciale: Po të kishin refuzu Thaçi dhe të tjerët me formu, per nderkombëtarët do t’i binte “pranim i fajësisë”

08:16 | 26 Maj 2025
ymeri-per-gjykaten-speciale:-po-te-kishin-refuzu-thaci-dhe-te-tjeret-me-formu,-per-nderkombetaret-do-t’i-binte-“pranim-i-fajesise”

Visar Ymeri duke folur për Gjykatën Speciale dhe themelimin e saj më 2015 tha se po ta refuzonte vendi krijimin e saj asokohe, ndërkombëtarët do ta shihnin si “pranim të fajësësisë”.

“Qiky ligjërim, po të kish refuzu Kosova me bë këtë Gjykatë Speciale në sytë e opinionit ndërkombëtar kjo kish me qenë pranim i fajësisë.

Momentin që e kish refuzu Kosova – dhe ata e kanë ditë që në krye të shtetit të Kosovës në atë kohë kanë qenë krerët e UÇK-së, kishin thanë ‘këta po e dijnë që kanë faj, prandaj nuk po dojnë m’u gjyku’.

Sepse njeri i fajshëm do me i ik gjyqësisë, i pafajshmi shkon te gjykata e te prokurori. Kur e ki mizën mas veshi nuk shkon”, tha ai në “Paparaci

Komento: