Ymeri prezanton Rezolutën e PSD-së, ka një kërkesë nga deputetët

18:52 | 15 December 2018

Është duke u mbajtur seaca në Kuvendin e Kosovës, për rezolutën e PSD-së.

Visar Ymeri nga Partia Socialdemokrate ka prezantuar para Kuvendit të Kosovës emrat e të përfshirëve në Draft-Rezolutën për dialogun me Serbinë.

Ai ka thënë se në ekip do të ketë përfaqësues të të gjitha partive, duke kërkuar nga deputetët ta votojnë këtë përbërje, raporton Indeksonline.

Ymeri tha se propozohet që në ekip të jenë:

Shpend Ahmeti;

Fatmir Limaj;

Enver Hoxhaj;

Avni Arifi;

Behgjet Pacolli;

Mahir Yagcilar;

Dardan Gashi

Një përfaqësues i shoqërisë civile;

Po ashtu janë rezervuar dy vende për LDK-në dhe LVV-në që e kanë bojkotuar këtë seancë , ndërsa Visar Ymeri dhe Dardan Sejdiu janë emrat që do të zëvendësojnë këta në pritje, si dhe jë përfaqësues i komuniteteve.

Komento: