Ymeri tregon se çfarë ka kërkuar ndërkombëtarët në Bruksel nga pala kosovare

20:49 | 23 January 2019

Ende nuk është arritur një marrëveshje përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë.

Përfaqësuesi i Partisë Socialdemokrate në delegacionin shtetëror të Kosovës për bisedimet me Serbinë, Visar Ymeri, ka thënë se në takimet që kishin në Bruksel kishte kërkesa që marrëveshja të arrihet sa më shpejt.

“Ka pasur sugjerim të themi ndoshta se do të kishte qenë mirë që ta mbyllim sa më shpejtë. Është përmendur edhe në takime”, ka thënë Ymeri në “Rubikon” të KTV’së.

Ai ka thënë se ndërkombëtarët kanë kërkuar që marrëveshja të arrihet shpejtë, por “nuk kanë thënë që ajo vlen para cilësisë”.

“Jo çdo marrëveshje do të jetë e pranueshme, për delegacionin shtetëror, e sidomos për përfaqësuesit e PSD-së në delegacionin, jo çdo marrëveshje do të jetë e pranueshme”, shtoi tutje ai.

Komento: