Ymerli Hoxhaj ka nevojë për ndihmë, i duhen 100 mijë euro për trajtim mjekësor

15:38 | 26 November 2024
ymerli-hoxhaj-ka-nevoje-per-ndihme,-i-duhen-100-mije-euro-per-trajtim-mjekesor

Ymerli Hoxhaj i cili ndodhet në koma, pasi ka pësuar dëmtime të rënda në tru, ka nevojë për ndihmë mjekësore.

Sipas informacioneve të publikuara në platformën “GoFundMe” , shpenzimet mjekësore kanë arritur shumën prej 40 mijë dhe çdo ditë po shtohen më shumë.

Për të vazhduar trajtimin e nevojshëm mjekësor, nevojitet një shumë e parashikuar prej 100 mijë euro.

Një operacion i domosdoshëm në fyt është planifikuar për të mundësuar frymëmarrjen dhe ndërhyrje të tjera kirurgjike janë duke u shqyrtuar nga mjekët.

Në linkun e mëposhtëm mund t’i gjeni informacionet e plota se si mund ta ndihmoni Ymerliun:

https://www.gofundme.com/f/ndihm-per-ymerli-hoxhaj-fushat-urgjente-mjeksore?

Komento: