Ai nuk është më kryeministri i Maqedonisë së Veriut.
I zhgënjyer nga shumica e votuesve dhe nga ata që qëndruan në shtëpi, është shprehur lideri i LSDM-së dhe kryeministri në dorëheqje, Zoran Zaev.
Ai tha se e kanë zhgënjyer rezultatet të cilat sipas tij bënë që të zgjedhen për këshilltarë dhe kryetarë të komunave dhunues të Kuvendit më 27 prill të 2017-ës.
Përmendi, se “pamë edhe lidhje mes viktimave dhe dhunuesve të 27 prillit”, duke aluduar në koalicionin mes Aleancës për Shqiptarët, Alternativës dhe VMRO-DPMNE-së.
“Shpreh zhgënjim për veten dhe të gjithë, sepse shumica e qytetarëve, bashkë me ata që qëndruan në shtëpi i zgjodhën politikanët e njëjtë të cilët para katër vjetësh, të vetëm, në Kuvend, para syve të të gjithëve dëshiruan dhe u drejtuan që të vrasin. Disa nga ata dhunues madje janë zgjedhur për këshilltarë dhe kryetar të komunave të tjera dhe të Shkupit. Në këto zgjedhje madje pamë edhe lidhje mes viktimave dhe dhunuesve të 27 prillit. U shoqëruan viktima dhe dhunues të 27 prillit, pa ndonjë arsye, për para dhe pushtet. E përmend këtë, sepse dua që të mbahet mend. Nuk është aspak i vështirë largimi nga politika. E vështira është ta mendosh vendimin e popullit, por, nejse!”, tha Zaev, transmeton TV21 Maqedoni.