Zafir Berisha ftohet nga Specialja

16:08 | 11 Dhjetor 2019

Edhe Zafir Berisha është ftuar nga Gjykata Speciale.

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Zafir Berisha, është ftuar nga Gjykata Speciale që të paraqitet në Hagë për intervistim.

Pas numrit të madh të ftesave që kanë ardhur në Kosovë për ish-drejtuesit e lartë të UÇK’së dhe për luftëtarët tjerë, sot ftesë ka marrë edhe ish-komandanti i UÇK’së si dhe ish-deputeti i Nismës, Zafir Berisha.

Ftesën nga Gjykata Speciale e ka konfirmuar për Metron, vet Zafir Berisha.

Ai nuk ka bërë të ditur se në çfarë cilësie është thirrur nga Gjykata Speciale, vetëm se e ka konfirmuar ftesën.

Kujtojmë se ftesë pati marrë edhe kryeministri Ramush Haradinaj, ndërsa dje u mor në pytje edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.

Komento: