“Zajednica nuk kalon”, studentët protestojnë në shesh kundër Asociacionit

17:16 | 15 February 2023

Organizata “Studim, Kritikë dhe Veprim”, ka organizuar një protestë kundër Asociacionit të komunave me shumicë serbe, ku dhe janë aranzhuar edhe autobusë nga e gjithë Kosova.

Studentët të cilët fillimisht ishin mbledhur tek Biblioteka Kombëtare e Kosovës, më pas u nisën drejt sheshit.

“Kosova republikë, s’ka Zajednicë”, “Zajednica nuk kalon”, “S’pranoj Asociacion që na bosnjëzon”, “”u është njohja e diplomave?”, “Kosova e ka një parlament”, ishin disa nga pankartat që i mbanin studentët në duar”, raporton gazetari Venhar Isufi.

Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje për Asociacionin më 2013 dhe më pas më 2015 mbi parimet për themelimin e tij.

Po më 2015, Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka gjetur se marrëveshja nuk është në harmoni të plotë me Kushtetutën.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili deri më tani ka kundërshtuar fuqishëm krijimin e Asociacionit njëetnik, më 2 shkurt shpalosi para deputetëve të Kuvendit të Kosovës gjashtë kushtet për formimin e tij.

Komento: