O’Sullivan fiton garën sprint në F3.
Piloti britanik Zak O’Sulliuvan ka zhvilluar garë të jashtëzakonshme të shtunën në shtegun e Barcelonës.
Ai e udhëhoqi nga fillimi e deri në fund garën sprint për shpërblimin e madh të Spanjës në Formula 3.
Për një periudhë të gjatë britaniku i ekipit Prema Racing ishte nën presion nga bashkëvendësi i tij Luke Browning megjithatë rezistoi deri në fund.
Ndërsa në vendin e tretë në cak hyri piloti italian Leonardo Fornaroli.
Teksa për O’Sullivan kjo është fitorja e dytë këtë sezon në Formula 3.