Milani nuk ka para për Zaniolon
“Divorci” në mes të Romës dhe Nicolo Zaniolos është në prag.
Klubi romak ka njoftuar se italiani është vënë në shitje duke e zbuluar edhe shumën që e kërkon për të.
Romës do ti mjaftonin 40 milion euro për të lëshuar reprezentuesin italian tw largohet nga kryeqendra e Italisë.
Interesim për shërbimet e Zaniolos ka treguar kampioni aktual i Serie A, A.C Milan.
Megjithatë ekipi nga qyteti i modës nuk mund ti ofrojë 40 milionët e kërkuara.
Për këtë arsye, Milan është tërhequr nga gara.
Kërkesat e Romës deri më tani i ka kënaqur ekipi nga Premier Ligë, Bournemouth.
Megjithatë Zaniolo nuk është shumë i bindur për këtë pistë.