Zapata në radarin e klubit gjerman

22:59 | 23 Maj 2019

Borussia nuk di të ndalet.

Borussia Dortmund ka qenë klubi më aktiv i ditëve të fundit në merkato duke zyrtarizuar blerjet e Nico Schulz, Thorgan Hazard dhe Julian Brandt për 80 milionë euro.

Megjithatë, mesa duket këta tre lojtarë nuk mjaftojnë. Sipas Sport Bild, do të ketë blerje të tjera.

Një prej tyre është sulmuesi i Atalanta-s Duvan Zapata. Kolumbiani këtë sezon ka shënuar 22 gola, një më shumë se Cristiano Ronaldo.

28-vjeçari thuhet të jetë në radarët e Dortmund që prej janarit dhe tani klubi gjerman mund të ndërhyjë.

Megjithatë, duhet thënë se Atalanta do të ishte e gatshme të hiqte dorë prej lojtarit nëse merr 50 milionë euro.

Komento: