Zaporizhzhia: Arrin në 11 numri i të vdekurve nga sulmi raketro

17:42 | 04 Mars 2023

Arrin në 11 numri i të vdekurve nga sulmi raketro në Zaporizhzhia.

Numri i të vdekurve nga një sulm raketor rus që goditi një bllok apartamentesh në qytetin jugor të Ukrainës, Zaporizhzhia, është rritur në 11 pasi trupi i një gruaje u gjet në rrënoja, tha Shërbimi i Emergjencës Shtetërore.

Një fëmijë ishte në mesin e të vrarëve në sulmin e sotëm në një ndërtesë banimi pesëkatëshe, tha shërbimi në një postim në Telegram.

Zyrtarët nga administrata rajonale thanë në një postim tjetër se një raketë ruse S-300 kishte goditur ndërtesën.

Komento: