
Pas debateve të shumta në shtëpi, gjuhës denigruese, bullizimit dhe dhunës psikologjike të Rogertit ndaj Malit, Vëllai i Madh ka marrë një vendim.
Ditën e sotme në shtëpi kanë mbërritur dy zarfe të zinj në shtëpi dhe njëri prej tyre mbante një dënim për Rogertin.
Për gjuhën e tij denigruese, Vëllai i Madh mori vendimin për ta dërguar atë në një nominim të përhershëm, deri në fund të rrugëtimit të tij brenda në shtëpi.
Kujtojmë, se ai që kur ka hyrë në shtëpi ka denigruar banorët.
