Zavendësministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Mevlud Sinani, viziton Medvegjën

15:33 | 04 Maj 2024
zavendesministri-i-qeverise-se-republikes-se-kosoves,-mevlud-sinani,-viziton-medvegjen

Se Medvegja nuk është vetëm e dëshmonedhe fakti se për herë të parë në historinë e re të saj një zavendësministër i Qeverisë së Kosovës viziton Medvegjën. Zëvendësministri Mevlud Sinani ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Medvegjë.

Fillimisht ai ka vizituar zyrën e Këshillit Nacional Shqiptar në Medvegjë, ku takoj asamblesistët komunal e përfaqësuesit e KNSH-së në Medvegjë. Më pas ka vazhduar vizitën në shkollën e vetme shqipe ku administrohet tërësisht nga shqiptarët Shkollën Fillore “Zenel Hajdini” në Tupallë ku ka takuar drejtuesit e shkollës, kolektivin dhe nxënësit e kësaj shkolle.

Gjatë vizitës së tij, Sinani në margjinat e Takimeve të Vendlindjes në Tupallë ka takuar edhe kryetarin e Këshillit Nacional Shqiptar z.Nevzad Lutfiu si dhe ambasadorin e Kosovës në Serbi z.Jetish Jashari. Gjatë këtyre takimeve z.Sinani ka njoftuar për projektet e Qeverisë së Republikës së Kosovës që do të implementohen në Medvegjë dhe Luginë në përgjithësi.

Gjatë kësaj vizitë, e para e këtij lloji, Sinani ka takuar shumë shqiptar të kësaj komune. Ky është një mesazh i fuqishëm se shqiptarët e Medvegjës nuk janë vetëm.

Komento: