
Gjergj Pergegaj, 30 vjeç, u vra me armë zjarri në zonën e Olmos në Arezzo, pas një përplasjeje që dyshohet të ketë ndodhur për motive xhelozie.
Sipas mediave italiane, autori i dyshuar, një 35-vjeçar shqiptar, qëlloi ndaj tij pasi e pa duke biseduar me ish-partneren e tij.
Ai u largua nga vendi i ngjarjes, por më vonë u vetëdorëzua dhe u arrestua nga policia, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rastit vijojnë.