Senati amerikan ka miratuar një rezulutë për zbardhjen e vrasjes së vëllëzrëve Butyçi.
Zëvendëskryeministri i Kosovës në detyrë, Enver Hoxhaj, ka thënë se miratimi i rezolutës për zbardhjen e vrasjes së vëllezërve Bytyqi, shënon hap të rëndësishëm për vënien e drejtësisë ndaj këtij rasti makabre.
Enver Hoxhaj përmes një statusi në Facebook, ka thënë se Kosova nuk do të ndalet derisa Serbia t’i dorëzojë përgjegjësit për krime ndaj popullit të Kosovës.
“Dhoma e Përfaqësuesve në kuadër të Kongresit Amerikan ka miratuar unanimisht rezolutën për zbardhjen e vrasjes makabre të vëllezërve Bytyqi të orkestruar nga Serbia. Rezoluta shpreh pakënaqësi të madhe për mënyrën se si është trajtuar ky rast nga ana e presidentit serb Aleksandër Vuçiq. Kjo shënon hap të rëndësishëm që tregon përkushtimin amerikan për vënien e drejtësisë për vrasjen e vëllezërve Bytyqi. Ne nuk do të ndalemi deri sa Serbia t’i dorëzojë përgjegjësit për krimet ndaj popullit të Kosovës. Drejtësia do të bëhet.”, ka shkruar Enver Hoxhaj në Facebook.