Zbatimi i Asociacionit, Escobar tregon çfarë foli me presidenten Osmani

21:18 | 19 October 2022

I dërguari i Posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, ka deklaruar sonte në Prime Time ka zbuluar se ka folur sot me Presidenten Vjosa Osmani për modelet e Asociacionit.

Escobar, ka thënë se ajo çka është më e rëndësishmja për Asociacionin, është që ai t’u përshtatet ligjeve të Kosovës.

“Në mëngjes fola me Presidenten për mënyrat e ndryshme se si Kosova mund ta krijojë Asociacionin që të jetë situatë “fitues-fitues”, sikurse për komunitetet në veri ashtu edhe për vetë Kosovën. Por, gjëja më e rëndësishme është që duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, duhet t’u përmbahet ligjeve të Kosovës dhe nuk duhet të ndikojë në funksionalitetin e Kosovës. Por, duke thënë këtë ka shumë, shumë opsione dhe modele evropiane që mund t’i shohim bashkë, që do ta bënin këtë një mundësi reale. Por, po – do të donim ta shihnim duke u zbatuar. Ne diskutuam disa modele, opsione e vizione për këtë. Kam besim se do ta zbatojnë, sepse është një marrëveshje e nënshkruar në Bruksel”, ka deklaruar ai në Kanal10.

Komento: