Zbehet shpresa e Liverpool, City merr tri pikë ndaj Leicester

23:07 | 06 Maj 2019

Kompany i jep tri pikë Man Cityt ndaj Leicester.

Shpresat e Liverpool për titullin e kampionit në Premierligë janë zbehur shumë pas fitores së Manchester City ndaj Leicester City.

Me shumë mund, por ‘Citizens’ arritën që të marrin tri pikët e arta në këtë përballje, para tifozëve të vet.

Sulmet e njëpasnjëshme nuk ishin të mjaftueshme për të zhbllokuar rezultatin për vendasit, deri sa në skenë erdhi kapiteni legjendar i skuadrës, Vincent Kompany.

Kapiteni gjuajti nga jashtë zonës, për të shënuar golin më të bukur dhe më të vlefshëm në karrierën e tij prej lojtari, kur po luhej minuta e 70′ e ndeshjes, shkruan lajmi.

Epërsinë e fituar me Kompany, skuadra e Guardiolas arriti ta mbante deri në fundin e ndeshjes, për tu afruar akoma më shumë me titullin.

Me këtë fitore, Manchester City do të futet në xhiron e fundit si lider i tabelës, me 95 pikë të grumbulluara, një më shumë se Liverpool.

Në javën e fundit lojtarët e Guardiolas do të kenë përballë skuadrën e Brighton, ku do të vendoset gjithçka për titullin.

Komento: