Qendra e Azilkërkuesve ani pse nga kushtet i plotëson të gjitha, ajo nuk ka banorë të shumtë brenda. Madje dita ditës do të mbetet bosh. Sipas përfaqësuesve të kësaj qendre, azilkërkuesit Kosovën nuk e shohin si vend të destinimit.
Te gjitha dhomat në këtë qendër të Azil kërkuesve kanë tri, katër ose më shumë shtretër. E secila prej tyre posedon një kuzhine të vogël brenda.
Mirëpo veç kuzhinave që i kanë në dhomë, azilantët e kësaj qendre, kanë edhe një kuzhinë të përbashkët, ku aty ofrohen tri herë në dite shujta.
Azilkërkuresve në këtë qendër iu ofrohen të gjitha kushtet e mundshme, mirëpo sipas përfaqësuesve të këtij institucioni azilantët nuk kanë interesim të qëndrojnë në Kosovë.
‘’Për këtë vit kemi pasë gjithsej 518 aplikues. Në Janar 23, ne Shkurt 31”.
Sipas Musës, kjo qendër dita ditës po zbrazet ani pse gjatë vitit 2019, në qendër janë akomoduar 518 aplikantë nga Pakistani, Siria, Palestina e vende të tjera, ata nuk kishin interes të qëndrojnë në Kosovë.
‘’Kapaciteti i Qendrës është deri në 120 persona. Mirëpo shumica Kosovën e përdorin si vend transit, sepse kqyrin me shku në vende tjera’’
Gjithashtu, përpos fjetjes e bukës, ky institucion të akomoduarve këtu iu ofrojnë trajtim mjekësor, si dhe këshilla ligjore e psikologjike.
Gjithashtu objekti i qendrës së Azilkërkuesve është i përshtatshëm edhe për fëmijët. Këtu fëmijët kanë kënde të leximit, kënde të lojërave, e po ashtu ata angazhohen ne kurse të gjuhës shqipe dhe të kompjuterëve.
Po ashtu, në këtë qendër nuk mungon as siguria pasi që monitorohet 24 orë nga kamerat e sigurisë, dhe nga rojet.
Por, pa marr parasysh kushteve që ofrohen në këtë qendër, mund të thuhet se Kosova është nuk është vend i destinacionit për azilantët.