Zbukurohen rrugët e Kosovës: Policia ‘prezanton’ edhe xhipat e ri të bukur

16:15 | 11 December 2019

Policia e Kosovës është pajisur me vetura të reja.

Policia e Kosovës sot është pajisur me vetura të reja të markës ‘Toyota’. Modelet e tyre janë ‘Land Cruiser’ si dhe ‘Carolla’, transmeton Gazeta Metro.

Një numër i madh i veturave ‘Land Cruiser’ me ngjyrë të bardhë dhe të zezë janë parë në hyrje të Prishtinës, e që duket janë blerje e re nga Policia e Kosovës.

Lexues të Metros kanë dërguar një video ku shihet kjo autokolonë e gjatë e veturave të reja të Policisë dhe të cilat po duken shumë funksionale për policinë e shtetit.

Këto vetura kanë një çmim të majm, ku çmimi fillestar i tyre nis nga 35 mijë euro, më pas duke u rritur në bazë të preferencave që ka vetura.

Sot gjatë ditës janë parë edhe vetura tjera të markës ‘Toyota’, të cilat janë pëlqyer shumë edhe nga qytetarët.

Veturat tjera ‘Corolla’ të vitit 2019 janë hibride dhe kanë një çmim prej 26 mijë euro.

Kujtojmë që deri më tash Policia e Kosovës i ka përdorur më shumë veturat ‘Skoda’, por nuk dihet ende se a do i zëvendësojë ato me ‘Toyota’.

Komento: